Trajneri i kishte dhënë disa ditë pushimi, por Dele Alli nuk është kthyer në stërvitje. Ngjan me diçka të çuditshme, por ka qenë vetë tekniku i Besiktas, Senjol Gynesh që e ka bërë këtë deklaratë.

“I kemi dhënë Dele Alli leje që të bënte një pauzë të shkurtër, por ai nuk është kthyer ende. Po bie shi, ndoshta kjo është arsyeja se pse nuk është kthyer. Po mundohemi ende të kuptojmë se ku është”, tha trajneri i Beshiktash para gazetarëve.

Dele Alli nuk ishte aspak i lumtur te Besiktas, për shkak të mungesës së hapësirave. Vetëm 13 ndeshje të luajtura me turqit që prej largimit nga Tottenham janë një tregues i qartë se përse mesfushori nuk dëshiron më të luajë me atë ekip.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: