Largimi i C.Ronaldo ka lënë një gropë të madhe në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”, afrimi i Kean nuk është kurrsesi i mjaftueshëm për këtë arsye drejtuesit e Juve vijojnë punën për të gjetur opsionin e duhur për fazën sulmuese. Në majën e listës së dëshirave qëndron Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është në qendër të vëmendjes nga shumë klube të mëdha evropiane, për më tepër që ka vendosur të mos rinovojë me Fiorentinën. Sipas mediave italiane, kartoni i Vlahovic vlerësohet tek 75 milionë euro, shifër e cila mbetet e lartë për Juven pavarësisht se fituan afro 60 milionë euro nga largimi i CR7, kartoni i tij plus paratë e kursyera nga paga.

Vlahovic
Vlahovic

Juve në këtë periudhë është e detyruar të paguaj edhe disa miliona të tjerë, 40 plus 10 të tjera bonuse për të blerë përfundimisht kartonin e Chiesa, më pas në 2023 duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe për Locatelli, 25 milionë euro plus 12,5 bonuese. Për këtë arsye, Juve po sheh në merkato edhe për opsione me më pak kosto, për këtë arsye emri i Icardi mbetet një temë e hapur. Mes palëve nuk ka munguar kurrë pëlqimi, edhe vetë Icardi do të ishte interesuar për një aventurë të re si protagonist.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb