Në minutën e 10-të, numwr tw cilin Eriksen e mban mbi shpatulla, sfida Danimarkë-Belgjikë do të ndërpritet për disa sekonda në ndër të fantzistit i cili triumfojë mbi vdekjen. Pa diskutim, Danimarka pa Eriksen nuk mund të jetë kurrë e njëjta, është e vështirë që të zëvendësosh lojtarin më mirë që kishin në dispozicion, fakt të cilin e pranon dhe vetë trajneri Kasper Hjulmand: “Skuadra jonë pa Eriksen nuk mund të jetë kurrë më e fortë. Ai është lojtari jonë më i mirë me topin në këmbë, ai është zemra e ekipit tonë dhe nuk mund ta zëvendësojmë. Sfida ndaj Belgjikës? Ata do të zhvillojnë një ndeshje të madhe për të fituar kundër nesh, mgjth kanë një ndjese se do të jemi shumë kompetitiv”, theksoi trajneri i përfaqësueses daneze.

Eriksen Lukaku
Eriksen Lukaku

Që Danimarka nuk është e njëjtë pa Eriksen edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, bie dakord por për të kjo është një ndeshje që duhet fituar: “Futbolli nuk do të jetë i njëjtë pa Eriksen por kjo është një ndeshje e rëndësishme, si për ne ashtu edhe për Danimarkën, të dy kërkojmë ta fitojmë”, u shpreh trajneri i Belgjikës i cili njoftoi se De Bryne dhe Witsel janë rikuperuar dhe janë stërvitur rregullisht me ekipin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb