ITALI- Në ndihmë për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënojat e urës Morandi që u shemb sot në Genova janë edhe qentë e skuadrave të kërkim-shpëtimit.

Të cilësuar heronj nga mediat italiane ata binden qetësisht, ndërsa vijojnë kërkimet mes grumbujve të mëdhenj të betonit. Disa prej këtyre kafshëve kanë ardhur nga Liguria, Ankonja, Pesaro, Macerata, Perugia dhe Terni.


‘Republica’ shkruan se disa prej këtyre qenve kanë qenë në zonat ku ra tërmet në 2016-ën në pjesën qendrore të Italisë. Kujtojmë se deri tani janë regjistruar 35 të vdekur, bilanc që pritet edhe të rritet, pasi 10 persona rezultojnë ende të zhdukur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: