Partizani po përjeton momentin më të vështirë që nga koha kur u rikthye në elitë: 9 pikë në 9 javë janë shifra që shqetësojnë shumë dhe vendosin në pikëpyetje të madhe të gjithë projektin e kuq. Ekipi i Ilir Dajës mbetet në kërkim të kthesës së madhe, një kthesë e cila po vonohet shumë në kohë, tre fitoret radhazi ndërmjet Kupës dhe kampionatit ishin thjeshtë një iluzion, pasi Laçi i riktheu sërish me këmbë në tokë. Si të mos mjaftojë kjo situatë jo pozitive në fushën e lojës, të kuqtë po humbasin edhe tifozët javë pas jave.

Partizani Tifozet
Partizani Tifozet

Drejtuesit e klubit po përpiqen në çdo formë të afrojnë edhe një herë tifozët, fakt ky që konfirmohet nga vendimi i fundit, teksa kanë bërë publik çmimin e biletave për sfidën me Teutën në “Elbasan Arena”, ku shihet qartë një ulje e ndjeshme në çmim. Sfida ndaj bregdetarëve, ashtu si çdo sfidë tjetër, nga kjo fundjave e në vijim, është shumë e rëndësishme për Partizanin, një ndeshje ku kërkohen tre pikët, për t’iu larguar sa më shpejt fundit të ftohtë. Të dy ekipet, që një sezon më parë, luftuan për titullin kampion deri në javën e fundit, nuk po kalojnë një periudhë të mirë, kjo është një sfidë delikate në çdo aspak pasi diferenca mes dy klubeve për momentin është në katër pikë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb