TIRANË- Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë një plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë duke ushtruar kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë.

Kontrollet janë bërë nga Forca e Operacioneve speciale dhe Shqiponjat në Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilët shihen të maskuar dhe të armatosur në disa nga pikat kyçe të kryeqytetit duke ushtruar kontrolle.

Sipas të dhënave zyrtare kontrollet janë bërë për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të atyre me makina të blinduara, të personave të shpallur në kërkim, të personave me precedent kriminal etj.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë shoqëruar në ambientet e Policisë Tiranë, 23 shtetas për verifikim. Janë kontrolluar dhjetëra makina luksoze dhe është sekuestruar një pistoletë neutralizuese.

Janë shoqëruar në pikë bllokimi disa automjete për verifikim të mëtejshëm të numrit të shasisë. Kontrollet sipas policisë do të vijojnë në orë të ndryshme. Duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb