Touri i Albanian “Albanian ICT Awards” kësaj radhë u ndal në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në universitetin “Luarasi”.

Me misionin për t’i ardhur në mbështetje ekosistemit të inovacionit dhe startup-eve Albanian ICT Awards”, prej vitesh është në gjurmët e inovatorëve shqiptarë duke identifikuar më të mirët të cilët të nesërmen do të shërbejnë si modele për çdo shqiptar që ëndërron të bëjë diferencën përmes teknologjisë.

Dekania e fakultetit te Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit Anni Dasho tha se universiteti Luarasi pret për të pestin vit “Albanian ICT Awards” për idetë innovative të studentëve.

Në një sesion informues me studentë të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike, partneri menaxhues dhe bashkëthemeluesi i ICT Awards Kushtrim Shala, theksoi garën intensive që do të zhvillohet në konkursin e radhës dhe ndau këshilla rreth mënyrës së aplikimit, aspektin teknik për një prezantim sa më dinjitoz si studentë të shkëlqyer, si dhe u foli për më shumë përfshirje duke shfrytëzuar  kreativitetin, aftësitë dhe pasionin e tyre.

Ai nxiti të gjithë të apasionuarit pas IT-së të konkurojnë për të rrëmbyer sa më shumë çmime pasi gara është e hapur ne 6+1 kategori. Talentet dhe më të dalluarit në fushën e TIK-ut, do të identifikohen do shpërblehen si dhe dhe promovohen.

Çdo shqiptar në vend, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Luginë e Presheves, dhe diasporë, i cili ka zhvilluar një projekt të suksesshëm në teknologji, startup, produkt, apo prototip, përgjatë vitit të kaluar deri më sot, mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e garës në evenimentin më të rëndësishëm në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes.

Edicioni i 11-të i ndarjes së çmimeve ICT pritet të mbahet më 26 maj në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb