Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare teksa ka përshëndetur qytetarët shqiptarë duke iu uruar atyre një ditë të mbarë, ka publikuar një video nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë.

Ky i fundit është varri më madhështor i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i cili vdiq në 17 Janar të 1468-ës, dhe u varros në këtë vend, aty ku ai kish themeluar “Besëlidhjen e Lezhës” në mars të 1444-ës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb