INDI

Koronavirusi fillimisht u përhap si sëmundje më së shumti në shtetet e Europës Perëndimore, por se tashmë Covid-19 është prezent në shumë vende të globit.

Rastet e personave të infektuar me virus janë shtuar në mënyrë të frikshme në vendet e Amerikës Latine, por edhe në shtete të mëdha me popullatë po ashtu të madhe, sic është India.

Ndërsa, në fillime India nuk ishte një vend problematik sa i përket njerëzve të infektuar me koronavirus, tashmë është në top listë.

India ndodhet në vendin e tretë në botë sa i takon numrit të të infektuarve me virus, me 3 191 977 individë  që janë pozitive ndaj Covid-19.

Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në Indi ka shkuar në 58 793 njerëz.

Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin indian, kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 247 persona.

Në të gjithë botën, janë infektuar deri më tani nga virusi mbi 23.8 milionë njerëz.

Vendi me më shumë shtetas të infektuar është Shtetet e Bashkuara, me mbi 5.9 milionë të tillë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb