Në Ukrainë janë vrarë rreth 191 fëmijë që nga fillimi i pushtimit rus. Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se 349 fëmijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se ditët e fundit disa fëmijë kanë humbur jetën për shkak të bombardimeve në verilindje dhe në jug të Ukrainës.

Raportohet se trupat e djegur të një vajzë 16 vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka në veriperëndim të Kievit dhe Korolivk.

Po ashtu edhe një vajzë 15-vjeçare u plagos rëndë pasi forcat ruse goditen një ndërtesë banimi në rajonin jugor të Kherksonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb