Pas supermarketit pa kasa, vjen hoteli pa recepsion. Gjendet në Kinë në Shanghai dhe klientët mund të bëjnë check-in, të hapin dhomën, të zgjedhin menunë për mëngjes, të hapin tendat dhe të ndezin kondicionerin nëpërmjet aplikacionit, pa ndihmën e personelit.

Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje mes InterContinental dhe applikacionit We Chat, aplikacioni kinez i ngjashëm me WhatsApp.

Nuk është hera e parë që ka një iniciativë të këtij lloji në Kinë. Që prej 2014 janë krijuar këto smart hotel, por risija në këtë marrëveshje është që Tencent, shoqëria që ka në pronësi WeChat do të aplikojë për herë të parë në botë njohjen e fytyrës për regjistrim në brendësi të një hoteli.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amazon ka hapur supermarkete të ndryshme pa kasa dhe shitëse.
Janë Amazon Go, të cilat japin mundësinë të marrësh produkte nga raftet e dyqanit, ti vendosësh në çantë dhe të dalësh pa qenë e nevojshme të kalosh në kasë.

Gjithçka është e mundur falë një aplikacioni, një sistemi videokamera dhe sensori që identifikon mallrat e blera, duke bërë llogaritë e shpenzimeve në kartën tuaj të kreditit, e regjistruar për të bërë blerje në Amazon.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb