Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se koronavirusi do të qarkullojë në të gjithë botën, dhe se mbyllja pa afat e jetës do të sjellë probleme, pasi sipas tij, kjo gjë nuk do të ndodhë në vende te tjera.

Sipas Lubonjës, koronavirusi në Kinë nuk ka vrarë 3 mijë vetë, por 45 mijë, duke shtuar se kinezët po gënjejnë.

“Një nga aspektet pse është rrugë e gjatë, është se edhe nëse ne mbyllemi, kjo është pandemi globale, është e pamundur të ndodhë, do kemi probleme. Ai vuris do qarkullojë në gjithë këtë botë. Sa herë i referohemi Kinës, ne gabojmë. Nuk kanë vdekur 3 mijë vetë, por 45 mijë. Nëse kjo është e vërtetë, por kinezët nuk e thonë, është problem për gjithë kurbën.

Ky është i ngjashëm me gripin spanjoll, ky i fundit kishte një karakteristikë, godiste sistemin imunitar. Edhe ky është kështu, që ka një çelës në organizmin tonë. Por, problemi është se virusi mund të ketë dhe çelësa të tjerë, të cilët po u futën të gjithë në organizëm, është problem”, deklaroi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb