Benefiti më domethënës i heqjes së venave me lazer është rritja e vetëbesimit që do t’ju japë. Do të ndiheni më të çliruar nga venat varikoze të fryra dhe të dhimbshme. Rritja e konfidencës mund të çlirojë një sërë përfitimesh fizike dhe mendore, veçanërisht nëse keni qenë të vetëdijshëm për pamjen tuaj ose jeni frenuar fizikisht së bëri gjërat që dikur ju pëlqenin.

Këto dhe shumë përfitime të tjera që vijnë nga trajtimi variceve me laser kanë bërë që të jetë një nga teknikat më të kërkuara dhe të zgjedhura për të trajtuar problemin e venave varikoze.

Varice
Varice

Është një fakt që variçet mund të kontribuojnë në ngërçe dhe ënjtje të konsiderueshme të këmbëve. Eleminimi i tyre me lazer zvogëlon dhe madje eliminon venat tuaja problematike duke ju siguruar lehtësim të mahnitshëm nga ngërçet, ënjtjet dhe dhimbjet. Ju do të jeni në gjendje të përfundoni detyrat tuaja të përditshme, aktivitetin pa asnjë shqetësim dhe pa kërkuar një kohë të gjatë rikuperimi!

Klinika Dermolife, ndër vite është kujdesur gjithmonë të sjellë risi, si në metodat e trajtimit të problematikave të ndryshme , në pajisje të teknologjisë më të fundit dhe të certifikuara. Këto metoda dhe pajisje gjithmonë trajtohen nga kirurgë ekselent të cilët kanë eksperiencën e duhur për të qenë në rradhët e personelit mjekësor në klinikë Dermolife.

Risia më e fundit që Dermolife ka sjellë, është trajtimi variceve me laserin më të fundit të krijuar dhe më efektivin deri më tani “Elves Radial”, i cili së bashku me kirurgun Marco Franceschini, i ofrojnë të gjithë pacientëve, këmbë pa prezencën e asnjë vene varikoze. E gjithë kjo procedurë realizohet për vetëm 30 minuta, me shumë profesionalizëm për t’i dhënë pacientit rezultatet më afatgjata.

Varice 2
Varice 2

Marco Franceschini është kirurg angiolog dhe flebolog, i specializuar në kirurgjinë vaskulare prej vitesh në Itali me rezultatet ekselente. Ai ushtron aktivitetin e tij në institutet mjekësore më në zë të botës, si Itali, Spanjë, Amerikë dhe më gjerë. Gjatë gjithë viteve të karrierës së tij kirurgu ka qenë pjesë e kërkimeve dhe studimeve të vazhdueshme për trajtimin e variceve, duke qenë pjesë e risive të trajtimit të tyre me të gjitha metodat më efektive të disponueshme.

Kompetenca e e tij profesionale konsiston në fushën e diagnostikimit vaskular dhe kirurgjisë. Veçanërisht në menaxhimin e pavijoneve, klinikave private dhe njësive të kirurgjisë ditore. Prej më se dhjetë vitesh kirurgu është ndër të parët në trajtimin e patologjive vaskulare nëpërmjet përdorimit te teknikës ENDOLASER. Lektor në kongrese kombëtare dhe europiane.

Publikime shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e kirurgjisë vaskulare. Dukë numëruar qindra raste të trajtimit të variceve me laser dhe të gjitha metodat e tjera të kaluara me sukses, Marco Franceschini i është bashkuar klinikës Dermolife për të sjellë eksperiencën e tij të suksesshme internacionale vetëm për pacientët e klinikes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: