Në këto ditë të vështira për shqiptarët dhe gjithë botën, mjekët, policët, ushtarakët, janë ata që janë të parët në përballje me koronavirusin duke qëndruar në punë non stop.
Por dhe ata si të gjitha kanë momentet e tyre të rëndësishme dhe një urim nuk është kurrë tepër.

Policia e Shtetit ka publikuar foton e një prej punonjëseve të sallës operative, Elisabetës duke e uruar për ditëlindje, ndërsa informon se në këtë sallë ka pasur mbi 1 milion telefonata gjatë këtyre ditëve.

“Gjetëm pak momente për t’i uruar edhe 100 Elisabetës, punonjëses së sallës operative në Tiranë ?
Salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka pasur një shqetësim nga qytetarët.
Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks ? nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e ? COVID-19.
Kjo është pjesë e frontit të vijës së parë në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë në terren.
#bashkëjadalim #112PoliciaeShtetit”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb