Këngëtari i njohur i viteve 2000 Elvis Bushi ose siç njihet si Mr. Elvis ka bërë një krahasim mes vajzave shqiptare sot dhe të kohëve më parë. Këngëtari tha se ka një diferencë të madhe mes tyre, pasi sipas tij vite më parë. Duke vënë në dukje diferencë, ai tha se sipas tij më parë vajzat ishin më të edukuara e më të ndrojtura dhe vajzat e ditëve të sotme duhet të dinë të “frenojnë” pak.

Biseda:

Pyetje: Çfarë mendimi ke për vajzat shqiptare atëherë dhe vajzat shqiptare sot?

Mr Elvis: Në kohën time kanë qenë pak më të ndrojtura, tani duhet ti fusin pak frena dore.

Pyetje: Pse e thua këtë?

Mr Elvis: Dua të them që të paktën për sa i përket sjelljes dhe edukatës duhet të jenë pak më… me guaskën, ta mbajnë në xhep. Jo të hyjë kush të dojë.

Mr. Elvis është i njohur për këngën e tij “Për Femrat Shqiptare”, e cila në kohën e publikuar ishte tabu në vendin tonë. Ai ishte i ftuar në “Më lër të Flas” përballë Romeo dhe Donald Veshaj, ku ky i fundit i tha se kur këndonte këngën e tij, prindërit e mbyllnin në dhomë.

Romeo: Ne kemi qenë 7 vjeç, shtatë apo tetë.

Donald: Nëse i bëjmë llogaritë kemi qenë 8 apo 9 vjeç.

Mr. Elvis: I bie që kënga ime të ketë qenë e ndaluar për ju të dy.

Donald: Patjetër, kur këndoje ti babi na mbyllte në dhomë të gjumit dhe e dëgjonte me mamin.

Romeo: Unë mbaj mend që kemi qenë 8 9 vjeç, kemi pasur një shofer furgoni që na çonte në shkollë ai e ishte fiksim këngën tënde dhe se kuptoj si mund t’i vësh fëmijëve atë këngë në atë moshë.

Donald: Unë vetëm seksin dëgjoja.

Romeo: Unë e dija si ilaç rrobash.

Donald: Edhe tani nuk e di, Romeo e ngatërron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb