Edhe pse e solli në jetë fëmijën tre muaj më parë, 32-vjeçarja Kelsey Townsend, ende nuk e kishte parë atë për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore. E reja ishte në gjendje kome në momentin që solli në jetë fëmijën. Gjendja e saj u përkeqësua akoma më shumë kur u infektua me COVID-19.

Lindja u bë me prerje cezariane dhe për plot 75 ditë e reja qëndroi në terapi intensive. Gjatë kësaj kohe edhe e bija e saj qëndroi në spital, pasi nuk kishte kush kujdesej për të. Tani Kelsey është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo ka ndarë me mediat të gjithë përjetimin, duke filluar nga sëmundja e deri tek momenti kur mbajti për herë të parë në krahë të bijën.

“Ne u lidhëm menjëherë kur u takuam. Ajo ma dha një buzëqeshje të madhe dhe më shikoi sikur e dinte saktësisht kush isha dhe kjo më bëri të ndihesha kaq e lumtur”, tha e reja.
Më tej ajo foli për sëmundjen: “Ishin momente të vështira. Lindja ishte e vështirë, por fatmirësisht gjithçka tashmë i përket së kaluarës. Dua të shijoj çdo moment tani e tutje me familjen time”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: