Një ngjarje tepër e rëndë ndodhi pak çaste para ndeshjes së parë gjyamëfinale të “Champions League” mes Liverpool dhe Roma-s. Dy tifozë italian të moshës 20 dhe 29-vjeç goditën barbarisht Sean Cox, babain e tre fëmijëve të identifikuar si mbështetës të Liverpool nga Irlanda.

53-vjeçari i cili u shtrua me urgjencë në spital raportohet të jetë në gjendje të rëndë. Ai u godit me çekiç e mjetet të tjera të forta dhe për këtë arsye ka hyrë në koma.

Të tronditur nga ngjarja disa tifozë futbolli kanë marrë një nismë shumë fisnike, duke mbledhur fonde online në sitin “Go Fund Me”. ë një ditë të vetme janë mbledhur 40 mijë euro. Këto të ardhura janë të nevojshme për të ndihmuar familjen që të mbulojë shpenzimet e mjekimit të 53-vjeçarit.

Janë solidarizuar menjëherë në këtë nismë tifozët e Liverpulit, por ka edhe tifozë të Romës, të cilët gjithashtu i kanë dërguar mesazhe inkurajuese familjes së Koks. “Ju lutem pranoi paratë e mia, jam një i pasionuar i sportit, tifoz i Romës, admirues i Liverpool-it, i tronditur thellësisht nga sjellja e një minorancë egërsirash, që nuk mund të na përfaqësojnë kurrsesi”, – shkruan një tifoz i Romës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb