Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar edhe tri raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e ngitur në 36 numrin e personave të infektuar.

Të dhënat i ka konfirmuar në një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijevic. Deri më tani është raportuar një viktimë nga koronavirusi në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi. Ndërkaq në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve. Pesë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë shëruar.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb