Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u bëri thirrje vendeve që nuk kanë njohur Kosovën, ta njohin atë, pasi kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington. Në këtë organizim po marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, ka thënë Veseli, në hapje të fjalës së tij në Kongresin Amerikan.

Në këtë forum, po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.

Me herët gjatë ditë, kabineti i kryetarit Veseli njoftoi se ai ka takuar edhe senatorin, Ron Johnson, i cili ka thënë se “është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshm

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: