GREQI

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis duke se e ka pëlqyer maksimalisht reagimin dhe shpërthimin e ministrit të jashtëm, Nikos Dendias në Ankara.

Ata janë takuar sot në Greqi, ku Dendias i ka treguar të gjitha detajet nga takimet që pati me Erdogan dhe Çavuşoğlu.

Sipas qeverisë greke, Dendias ishte në konsultim të plotë me Mitsotakis, dhe ky i fundit është mëse i kënaqur me mënyrën se si e trajtoi Dendias situatën e vështirë, pasi pala greke akuzon atë turke për provokime gjatë takimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb