Drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, kanë suprizuar vogëlushët në ditën e festës së tyre. Ata, kanë shkuar nëpër kopshte e shkolla dhe kanë kaluar disa çaste me fëmijët, këtë 1 qershor.

Takimet vogëlushët i kanë pritur me mjaft gëzim, pasi janë përballur dhe me vrojtimin e mjeteve policore, si radio apo veshje, të cilat, kanë shtuar interesimin e tyre. Drejtoria vendore e Policisë Fier, ishte një nga ato drejtori, që surprizoi fëmijët.

Po ashtu, një veprim të tillë ka ndjekur edhe Drejtoria vendore e Policisë Dibër, ku fëmijët, kanë kaluar disa momente në ambientet e brendshme të policisë, e kanë ndjekur nga afër punën personat që kujdesen për rendin dhe sigurinë tonë.

Kjo nismë është ndërmarrë edhe nga disa drejtori tjera të vendit, ku mund të përmendim Elbasanin, Kukësin, Vlorën dhe Gjirokastrën.

GJIROKASTRA:

ELBASANI:

KUKËS:

VLORË:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb