Në qarkun e Korçës, gjatë natës nuk ka pasur reshje dëborë, por temperaturat kanë qenë në vlera negative, -11 gradë. Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar të dhënave nga Emergjencat Civile raportoi për “BalkanWeb” se kalueshmëria e mjeteve në akset rrugore nacionale kryhet normalisht.

Nga Bashkitë po vijon puna për hapjen e rrugëve lidhëse të fshatrave me Qendrat e Njësisë Administrative.

Rruget e pahapura:
Në bashkinë Korçë të pahapura janë rrugët lidhëse të fshatrave në NJ.A të Lekasit, dhe disa fshatra në NJ.A të Vithkuqit.
Në Bashkinë Pogradec fshatrat e NJA të Trebinjës dhe Proptishtit.
Në Bashkinë Kolonjë fshatrat e NJA Barmash, zona e Shëmtirit dhe Piskalit.
Në Bashkinë e Maliqit disa fshatra të NJA Gorë.
Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike të abonentëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: