Shqipëria do të përballet me Serbinë në 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026-të.

UEFA ka zyrtarizuar stadiumin “Arena Kombëtare” për këtë duel që pritet të jetë shumë i luftuar. Por ditën e sotme, gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejtallari, përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter” shkruan:

“Në korridoret e FSHF-së flitet se ekziston mundësia që ndeshja Shqipëri-Serbi, për arsye sigurie, të spostohet për t’u luajtur në Elbasan Arena.”

Kristi
Kristi

Pritet të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë, nëse dueli do të spostohet në Elbasan ose do të luhet në kryeqytet.

Rikujtojmë që Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga Silvinjo ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Anglia në Uembli dhe fitoi në “Arena Kombëtare” kundër Andorrës.

Uefa
Uefa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb