Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar se ndër 250 subjektet e para me të cilat ka filluar menjëherë punën Operacioni Forca e Ligjit janë dhe disa personazhe shumë të dëgjuar kohët e fundit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News24 ai ka thënë se në korridoret e Policisë po përfliten disa emra por mbetet të shihet se ‘deri ku do të shkojë steka’, pasi sipas tij nëse kapet një person që ka trafikuar 10 kg hashash në Itali dhe gjatë jetës ka ndërtuar hotel në Lezhë nuk përbën sukses.

Sipas tij janë disa pika që përbëjnë problem, si përgjimet, vendimet e gjyqtarëve të kërkuara nga Policia por pa palë kundërshtare si dhe deklaraimi i pasurisë së subjekteve në vetëm 48 orë. Sipas Ferhatit kjo nuk është një kohë e mjaftueshme për të deklaruar pasurinë.

 

DEBATI NË  REAL STORY

Eni Ferhati: Drafti u hodh poshtë nga ndërkombëtarët. Sigurisht kishte shumë neneshqetësuese. Disa pika dmth që një kryekomisar mund të përgjonte kryeprokurorë dhe gjyqtarë dhe kjo u hodh poshtë.

Ermonela Felaj: E ke gabim se dhe sot Policia bën përgjime me autorizim të prokurorit në mjedise publike se lidhet me sigurinë dhe me nevojën. Se përndryshe cfarë kuptim do të kishte.

 

Eni Ferhati: Znj.Felaj i bëri një paraqitje aktit normativ që kemi sot në tryezë. Nuk përmendi dy pika. Sot ka nisur shpërndarja e formularëve që preken nga ky subjekt dhe janë 250. Në korridoret e Policisë po përfliten emra, dhe janë disa që janë dëgjuar shumë kohët e fundit. Absolutisht kjo ëhtë shumë e mirë. Do të shohim se deri ku do të shkojë steka. Se nëse kapet një që ka trafikuar 10 kg hashash dhe ka bërë hotelin në Lezhë atëhere nuk është sukses.

I është lënë një afat subjektit për 48 orë të vërtetojë dhe deklarojë pasurinë. Ne kemi rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë muaj dhe prap i mungon një faturë apo diçka. Neni 18, gjyqtari do të vendosë në dhomë. Në momentin që nuk ka palë, palës tjetër i është mohuar e drejta. Përbën shumë problem. Ndërkohë për të folur për kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm i cili do të jetë i paragjykuar për emrat që do të vendosë. Është fakti që në 2009 me miratimin e ligjit anti- mafia ka një raport për sekuestrimet dhe rezulton se 70% i janë kthyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb