Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar të shtunën se katër persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 203 raste pozitive nga koronavirusi i ri, pas testimit të 419 mostrave.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 persona të dyshimtë dhe 101 viktima, njofton IKSHPK.

Ndërkaq, sipas IKSHPK-së, edhe 71 pacientë janë shëruar.
Më herët, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në spitalet publike në Kosovë janë të shtruar 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Numri më i madh i rasteve të reja pozitive është nga komuna e Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të shtunën pas një takimi me kryetarët e komunave të Kosovës ka njoftuar se është duke u konsideruar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e trendit të rritjes së vazhdueshme të rasteve të reja me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: