Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar në lidhje me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për tu emëruar në krye të SHISH.

Në një postim në rrjetet sociale, Noka tha se Vlora Hyseni, e cila më parë ishte pjesë e Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës (AKI), u shkarkua nga detyra për dyshime për lidhjen e tij me serbët.

Sipas tij, kaq ka mjaftuar që Rama të konsideronte që emri i i saj të plotësonte kriterin numër 1.

Postimi i plotë:

Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH

Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni, por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:
“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.”
Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb