Salernitana është në kërkim të një “bomberi” për sezonin e ri. Në listën e dëshirave kanë përfunduar emra të mëdhenj si Edison Cavani dhe Arkadiusz Milik. Sulmuesi polak josh jo pak pasi mbylli një sezon fantastik me Marsejën ku realizoi 20 gola në 37 ndeshje. Për momentin Milik është në formë huazimi nga Napoli por klubi francez mund ta blejë për 8 milionë euro plus 4 të tjera bonuse, më shumë mundësi do shfrytëzojnë të drejtën për të blerë kartonin e tij.

Manaj
Manaj

Në këto kushte, sipas Il Tempo, Salernitana po shqyrton mundësinë për të blerë sulmuesin kuqezi, Rey Manaj. Manaj mbylli një sezon pozitiv me Spezia ku realizoi 5 gola në 30 ndeshje. Spezia nuk preferoi të blej kartonin e tij nga Barcelona, pasi ishin të detyruar të paguanin edhe 600 mijë euro neto në sezon.

Manaj nuk pritet të qëndrojë gjatë në “Camp Nou” pasi nuk bën pjesë në planet e Xavi, klubi blaugrana kërkon ta shes këtë verë pasi në 2023 i përfundon kontrata, ose në rastin më të keq ta lëshoj sërish në formë huazimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb