GREQI

Lydia 1-vjeçare ka mbërritur në krahët e gjyshes së saj Suzana në ishullin Alonissos në Greqi. Pas vendimit të Prokurorisë, fëmija do të kalojë 30 ditë me familjen e nënës së ndjerë.

Gjyshja e saj nga nëna shkoi sot në Athinë për të marrë në krahë mbesën e saj e cila ishte në familjen e Babis Anagnostopoulos, vrasësin e Caroline Crouch.
Gjykata do të japë verdiktin final, pasi deri tani Prokuroria i ka dhënë të drejtë vetëm familjes së prindërve të Crouch për kujdestarinë ekskluzive, por familja e Anagnostopoulos shpreson se do të ketë kujdestari të përbashkët.

Në rast se Gjykata konfirmon vendimin e Prokurorisë, atëhere Lydia do të jetojë larg Athinës, qytetit ku humbi të dy prindërit, njërin përgjithmonë e tjetrin në burg dhe do të jetojë në ishullin ku u rrit e ëma.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb