Është shpallur 3 ditë zie për ata që humbën jetën në sulmin me raketa në Qendrën Tregtare “Amstor” në Kremenchuk të Ukrainës, dje nga trupat ruse.

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Poltava-s të Ukrainës, Dmitriy Lunin në një deklaratë në kanalin e tij në Telegram, duke thënë se numri i personave që humbën jetën në sulmin ajror të trupave ruse në Qendrën Tregtare “Amstor” në qytetin Kremenchuk u rrit në 18 ndërsa 36 persona llogariten të zhdukur.

Lunin tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Guvernatori i Kremenchuk-ut, Vitaliy Maleskiy njoftoi se në qytet u shpall 3 ditë zie.

“Sot është Dita e Kushtetutës në Ukrainë, por flamujt u ulën në gjysmështizë në Kremenchuk. Kjo është tragjedia më e madhe në historinë e qytetit. Popullata e Kremenchuk-ut kërkon që ata që sulmojnë civilët të mbajnë përgjegjësi”, tha Maleskiy.

Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Denis Monastirskiy në konferencën për media tha se ata zbuluan emrat e pilotëve rusë që sulmuan qendrën tregtare në Kremenchuk.

“Ekspertët e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës dhe Policisë Kombëtare zbuluan se cili regjiment i aviacionit rus kreu këtë sulm. Tashmë janë zbuluar emrat e pilotëve që u ngritën me Tu-22 dhe kryen të shtëna vdekjeprurëse”, tha Monastirskiy.

Ngjarja

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se qendra tregtare “Amstor” në qytetin Kremenchuk është goditur me raketa “X-22” të lëshuara nga avionët luftarakë të tipit “Tu-22M3” që u ngritën dje nga rajoni Kursk i Rusisë.

Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit Mykolaiv në jug të Ukrainës, Vitaly Kim tha se një fëmijë humbi jetën dhe 4 persona u plagosën në sulmin ajror të trupave ruse në qytetet Mykolaiv dhe Ochakov gjatë natës.

Ai theksoi se gjysma nga 11 sulme me raketa në qytet u zmbrapsën nga Sistemet e Mbrojtjes Ajrore të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb