Jose Mourinho as që vihet në dyshim. Pavarësisht rezultateve jo pozitive tekniku portugez ka mbështetjen totale nga ana e presidentit Friedkin.

Sigurisht që presidenti i klubit verdhkuq është i zhgënjyer për rezultatet e fundit, shumë larg pritshmërive, për këtë arsye pati një takim kokë më kokë më Mourinhon. Ajo që i ka lënë më shumë një shije të hidhur ishte humbja e fundit përballë Inter, një sfidë ku Roma u dorëzua pa kushte.

Drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se ky është një vit tranzitor, ishin të qartë që nuk do të ishte aspak e lehtë, për këtë arsye projekti vijon me Mourinhon në stol. Edhe lëvizjet që u bënë gjatë merkatos së verës kishin këtë qëllim, të ndërtojnë një ekip solid për të ardhmen, u largua Dzeko dhe i besuan sulmin një lojtari të ri si Abraham.

Nuk është në dyshim as përgjegjësi i zonën tekniku Tiago Pinto, por është e qartë që ky ekip ka nevojë për përforcime gjatë merkatos së janarit, diçka që Mourinho e ka theksuar në çdo dalje publike.

Kjo lëvizje e drejtuesve të klubit, duke i dhënë besim trajnerit, vjen në një moment kur nga Anglia flasin për një rikthim të Mourinhon në Premier League ku shihet si kandidat për të zëvendësuar Rafa Benitez në krye të Everton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb