Në krizë të theksuar rezultatesh, vendi i 10-të në Premier League, Chelsea ka kthyer vështrimin nga tregu i transferimeve, si e vetmja shpresë për të shpëtuar këtë sezon.

Trajneri Potter nuk e ka pasur të lehtë të punojë këtë periudhë teksa i është dashur të bëjë llogaritë më dëmtime të shumta, të fundit që parkuan në infermieri ishin Sterling dhe Pulisic.

Enzo Fernandez(1)
Enzo Fernandez(1)

Blutë kanë nisur edhe një herë bisedimet me Benfikën për Enzo Fernandez, pasi negociatat mes palëve pësuan një frenim të fortë. Mesfushori argjentinas nuk ishte i pranishëm në sfidën e fundit të Benfikës, me drejtuesit e klubit portugez që vendosën të mos e grumbullonin.

Fbl Eur Nations League Ned Pol
Fbl Eur Nations League Ned Pol

Jo vetëm Fernandez, Chelsea po kërkon në treg edhe një anësor të djathtë. Denzel Dumfreis shihet si zëvendësuesi ideal i James, me britanikun që u dëmtua menjëherë sapo u rikthye në fushë. Inter nuk ka ndërmend të heq dorë nga holandezi në këtë pikë të sezonit, por mund të arrijnë në një akord paraprak për një transferim në fund të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb