Vendvotimet janë hapur në Kroaci për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç. Këto zgjedhje po shihen si test për partinë në pushtet, HDZ.

Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit, shkruan Rel.

Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët thonë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andreqj Plenkoviq nga partia HDZ, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb