Kompanitë ajrore kanë anuluar 60 fluturime në Aeroportin e Brukselit për shkak të stuhisë “Ciara” që ka përfshirë Belgjikën.

Erërat e forta me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë kanë shkaktuar pengesa dhe kompanitë e fluturimeve, përfshirë British Airways, Lufthansa dhe KLM kanë anuluar 60 fluturime në kryeqytetin belg, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Autoritetet thanë se erërat e forta do të ndikojnë negativisht në uljet dhe ngritjet e avionëve dhe se udhëtarët mund të informohen mbi fluturimet përmes faqes së internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb