TIRANË

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë pohoi se të premten grupet e ekspertëve dhe inxhinierët do të mbajnë një konferencë, ku do të tregojnë se në cilat godina duhet të ketë kujdes. Ai ftoi edhe mediat të pyesin këto ekskpertë me qëllim qetësimin dhe informimin e njerëzve.

“Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur, edhe me disa nga grupet inxinierike, masat në skuadrat tona janë jashtë zakonisht pozitive.  Grupit të tjera kanë ardhur dje, të tjera pritet të vijnë në vijim. Do t’u japim njerëzve garanci që godinat nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe njëkohësisht duhet të vëmë në kryq të gjithë godinat që duhen shembur. Ditën e premte përfaqësues të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun raste dhe tipologji ndërtimesh për të treguar se nga dhe për çfarë duhet të ketë një shqetësim. Pastaj në çdo rast duhet të bëhet ekspertimi i veçantë. Të premten do të ndiqni nga goja e atyre që dinë se çfarë flasin. Dua t’u bëj apel mediave të adresojnë pyetjet për këto grupe, nuk iu kushton asgjë t’i kërkojnë ekspertët në terren dhe t’i pyesin. Po punojmë për kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në nderimi dhe njësia speciale ka nisur të gjithë hartën  për të identifikuar përgjegjësitë. ”-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb