Sidrit Bejleri, pëveç këngëve ku spikat tema e dashurisë, këtë radhë i dedikon një himn dashurisë së patjetërsueshme mes çiftit Shkodër-Vllazni. Si tifoz ndër vite i ekipit shkodran, me talentet e shumta që ky djep i futbollit shqiptar na ka dhuruar gjithmonë, i frymëzuar dhe nga situata e mirë që po kalonte Vllaznia në këtë kampionat, kantautori Bejleri shkroi muzikën dhe tekstin. Produksioni muzikor nën përkujdesjen e shkodranit tjetër të mirënjohur Shpëtim Saraçi.

Me regji të klipit nga Eduart Grishaj dhe me mbështetjen e sponsorit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, vjen kjo këngë e fuqishme dhe e veçantë në llojin e vet, në kufijtë e një himni.

Pavarësisht momentit që po kalon ekipi, Bejleri gjen sërish optimizmin t’i bëjë thirrje tifozëve ta mbështesin ekipin që kryeson që nga java e parë, që të rikthehet tek loja me nivel dhe fitoret e padiskutueshme, që do bënin realitet ëndrrën e tifozerisë shkodrane, sepse “Vllaznia asht dashni pa kushte”, citon Bejleri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb