Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, reagon në përfundim të Konferencës së Donatorëve, nga e cila u mblodh një shumë marramendëse prej plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin.

“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër. Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb