Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te zhvendosja e “Sunny Hill Festival” nga Prishtina në Tiranë, këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka diçka për të thënë.

Në ndryshim nga pjesa tjetër, këngëtari u shpreh i indinjuar për faktin që bëhet gjithë kjo rrëmujë për një festival dhe jo për çështje më madhore në vend.

Ish-deputeti ndër të tjera u shpreh me anë të një postimi në Facebook, që në kaq vite askush nuk ka ngritur një kërkesë për një spital të Leuçemisë në Kosovë dhe po bëjnë anketa për një festival.

“Për gjëra të pa vlera bëjmë sondazhe e poterë veq me atakua qeverinë! E more populli ynë, sot qenkan bërë disa anketa për atë festivalin që shkoi në Tiranë, duke bërë pyetje; se kush është fajtorë për dështimin e atij festivali që iku nga Kosova?! A mundeni me i tregua dikush prej jush kësaj Kosove, se a ka degjuar ndonjeri prej jush ndonjërë, tani e 23 vite , ose a ka parë ndonjë anketë apo kërkesë, për një SPITAL të Leukemisë në këtë Kosovë me probleme shumë?!
Mos bëni politikë me një festival ku parat e njejta shkojnë tek vllezërit tanë.

Ne e dim se, qeveria e Kosovës ka punë më të menqura se sa ai festival, këtë e dim të gjithë.Punë e madhe që nuk ju paska lajmrua qeveria asaj kërkese!
Të quditshëm jemi ne; kërkojmë punësim e kush nuk ngritet në këmbë, e në anën tjetêr ju ka rrok zavalli i festivaleve!!
Mosni Bacit se kërkah nuk jemi, ama bash kërkah nuk jemi. Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë,”-shkruan Labinoti në reagimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb