TIRANE

Socialistet rrëzuan në komisionin e Veprimtarive Prodhuese dekretin e Presidentit të Republikës, i cili kishte kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin që përcaktonte AKEP si një ndër hallkat për zbatim të paketës “anti-shpifje”. Ligji i miratuar më 18 Dhjetor për Bledar Dervishaj, këshilltarin ligjor të Presidentit, është antikushtetues pasi shkel parimin e të drejtës së shprehjes.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian.” -tha Dervishi ndërsa shtoi se për këtë çshtje duhet pritur edhe opinioni i Komisiot të Venecias.

Ndërkohë përfaqësuesi i AKEP, Bleron Dokle, sqaroi rastet se kur ky institucion ndërhyn sipas ligjit.
“Ligji përpiqet të rregulloje normën e ligjit ekzistues. Ligji thekson se masa administrative do jepet ndaj operatorëve që ofron shërbimin e jo ndaj mediave. Ne nuk merremi dot me përmbajtjen e një faqeje online. Vetëm pas njeë njoftimi nga autoritet përktatëse AKEP përfshihet.”- tha Dokle.

Mazhoranca nënvizon se argumentet e kreut të shtetit nuk kanë bazë kushtetutese. Për deputetin socialist Arben Pëllumbi, qendrimi Presidentit nuk është i qenësishëm e për këtë dekreti duhet rrëzuar.

Dekreti i Presidentit do kalojë për votim në seancën plenare të 30 Janarit. Së bashku me të do të merret në shqyrtim edhe dekreti i dytë, që lidhet me rolin dhe masat ndëshkuese që merr Autoriteti Mediave Audiovizuale në ndëshkimin e mediave online, kur pranë këtij institucioni adresohen ankesa dhe AMA vlerëson se kemi të bëjmë me shpifje. Mazhoranca socialiste duket e vendosur të rrëzojë dekretet e Presidentit të Republikës, edhe pse i është dërguar një kërkesë për opinion Komisionit të Venecias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb