MAT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mat, ku një person i ka vënë flakën vetes në kushte të rënduara psikologjike. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Karicë, bashkia Mat, shtetasi SH.D, në banesën e tij dyshohet se në kushte depresioni ka tentuar të vetëdigjet.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë në Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimi për zbardhjen e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: