Deputeti socialist Erion Braçe, në fjalën e mbajtur në Kuvend ka reaguar ashpër për situatën epidemiologjike në vend.

Braçe është shprehur se ende shumë njerëz janë të pavaksinuar, pavarësisht se do të firmoset një tjetër marrëveshje për marrë doza kundër Covid.

Ai bëri thirrje që në të gjitha aktivitetet të vendoset vaksinimi me kusht, ndërsa shtoi se edhe në Parlament ka deputetë që nuk janë vaksinuar.

Këtu jemi në parlament dhe sipas rregullave në fuqi këtu duhet të mbahen maskat. Këtu pashë kryeministrin dhe disa deputetë, nuk bëhen as 5 deputetë bashkë që mbajnë maskën. Po të dalësh edhe të shkosh në klubin e parlamentit, jo vetëm që nuk mbajnë maskë, por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Kur nuk zbatohen masat këtu, mos kërkojë kush që të zbathen masat në çdo cep të Shqipërisë. Ka deputetë në këtë sallë që nuk janë vaksinuar. Po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitetet me vaksinimin, këtu po shkon gjithë Europa. Blejmë vaksina, bëjmë thirrje për vaksinim, e njerëzit nuk vaksinohen. Virusi vazhdon të qarkullojë te të pavaksinuarit. Vaksinim me detyrim për çdo aktivitet. Duke filluar nga kjo sallë, në administratën e shtetit dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Braçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: