TIRANE

Ndërsa akuzoi maxhorancën se po I mohon të drejtën e fjalën, deputeti Kujtim Gjuzi, u shpreh në Parlament, se nuk mund të vendosë kryeministri Edi Rama se kush do të flasë në seacnë plenare.

“Falenderoj parafolësit që u bashkuan me shqetësim tim se kemi minuta të censuruara, pra na mbyllet goja. Ne ishin ata që e lejuam qeverinë e Ramës të vazhdojë me Rilindjen, krimin, drogën etj, por nuk përzgjedh dot ai se kush drejton opozitën, ju keni thënë se do të mbani përgjegjësi për ministrin e Brendshëm,Basha për 4 vrasjet në Bulevard, pse se coni para drejtësisë. Keni afera me Bashën, kërkoni të bëni rotacion, pse nuk e dërgoni atje, për të gjitha ato që akuzuat” u shpreh Gjuzi.

Në përgjigje ndaj tij, kryeparlamentari Ruci i kërkoi Gjuzit të falenderojë kryedemokratin që e bëri deputet.

“Nuk është Basha në këtë sallë, mos flisni, për procedurë është kjo? Nuk është, falenderoje Bashën se të bëri deputet” u shpreh Ruci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb