TIRANE- Në Lezhë dhe Dibër po zhvillohen sot zgjedhjet për delegatët në kongresin e Partisë Socialiste sipas parimit një anëtar një votë, një javë pasi u zgjodhën delegatët në 4 qarqe të tjera.

Mësohet se në Lezhë do të votojnë 1800 persona për të zgjedhur 18 delegatë nga 36 që janë në garë.

Delegatët e dalë nga zgjedhjet në Lezhë e Dibër do të marrin pjesë në Kongresin e 19 marsit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: