Falë një denoncimi në Komisariatin Dixhital, policia arreston një shtetas që mbante armë zjarri me vete. Në pranga ra shtetasit M.N., 45 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Valias Kamëz, Tiranë.

Policia bën me dije se ishte një qytetar që e denoncoi 45-vjeçarin që ndodhej në rrugën e “Arbërit”, lagjja nr. 1 Bathore, në ambjentet e një lokali një shtetas kishte armë zjarri në brez.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, në ambjentin e lokalit, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë. Nga kontrolli në banesë ju gjetën dhe 17 fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet do referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: