Analisti Veton Surroi tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story, në News24, se edhe nëse vërtetohen disa prej akuzave të rënda ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo nuk e dëmton rolin historik të UÇK.

“Paralelisht me negociatat që janë zhvilluar me Serbinë, është zhvilluar dhe ngritja e raportit. Përgjatë negociatave, Kosova arriti të krijojë konsensus vetëm për dy cështje: pranimi i autonomisë në Kosovë dhe themelimi i Gjykatës Speciale. Sa herë afrohej ngritja e akt-akuzave, ne kemi pasur debat për shkëmbim territoresh me Serbinë, ndarje territoresh dhe të gjitha obsionet, që as mund t’i imagjinonim para 10 vitesh.

Prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Thaci mori ftesën për t’u intervistuar, kemi pasur një instalim të veprimeve të administratës së Trump krejt normalizuese për Kosovën. Pra, u bë çdo gjë që të pengohej ngritja e akt-akuzave”, tha Surroi.

Pyetje: A kanë ndodhur krime individuale në Kosovë?
Surroi: Lufta nuk është farmaci. Në luftë ndodh gjithçka. Kemi pasur disa dënime për krimet e bëra në luftë. Cka do që të ndodhë me Gjykatën Speciale, kjo nuk është padia finale. Të gjitha që janë vendosur aty janë të rënda, për krime të presupozuar të rënda, por edhe po të verifikohen disa prej tyre, kjo nuk e dëmton rolin historik të UÇK. Mesa kam parë në padi, nuk ekziston ndonjë formulim, që cenon luftën e UÇK, madje dallohet roli historik i kësaj lufte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb