Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku u prezantua edhe projekti për Portin e ri, ku EMAAR Group do të investojë 2 miliardë euro, ka rrëfyer disa detaje se pse presidenti i kësaj kompanie, Muhammed El Alabbar, pranoi të investonte në Shqipëri.

Kreu i qeverisë theksoi se arsyeja se pse Muhammed El Alabbar pranoi të investonte në Shqipëri lidhet me fëmijërinë e tij, pasi vinte nga një familje e varfër.

“Shqipëria nga Veriu në Jug, nga Perëndimi në Lindje, është kudo një parajse që Zoti e ka bërë ditën e diel kur ishte pushim. E ka bërë si një telha, si një pëlhurë dashurie. Nuk mundet të bëhemi pjesë e një historie të mbrapshtish. E vetmja gjë që e ka penguar që të bëhet populli në paqe e në mirëqenie, ka qenë dora e mbrapsht e robit.

Ne kemi borxh ndaj fëmijëve tanë që ta kthejmë një herë e mirë në mënyrë që Zaho dhe bashkëmoshatarët e tij nesër mos të jenë krenarë vetëm për heronjtë e Shqipërisë apo natyrën e mrekullueshme, por të jenë krenar për kushtet e shtëpisë së përbashkët që quhet Shqipëri. Më lejoni që në emër të gjithë shqiptarëve t’i shpreh një mirënjohje të madhe Muhamed Alabarit, që besoi tek Shqipëria. Nuk i kam marrë leje, por nuk besoj se po nxjerr ndonjë sekret që s’duhet thënë.

Arsyeje se pse besoi tek Shqipëria jam i bindur që lidhet me fëmijërinë e tij për të cilën më ka treguar se jetonte në varfëri. Muhammed El Alabbar nuk është trashëgimtar i familjes mbretërore, por një njeri i zakonshëm nga një familje e varfër që ndoqi ëndrrën përmes sakrificës dhe arriti që të jetë njëri prej atyre që e kthen shkretëtirën në një minierë të ardhurash dhe që i dhanë popullit të tyre një buzëqeshjeje, Më ka thënë; “Mua në majë më ngjiti dashuria dhe mirënjohja e përjetshme për nënën time. Dhe unë do të vijë në Shqipëri, do të rrijë në Shqipëri. Dhe do të ndihmoj siç ka ndodhur me aq shumë familje dhe aq shumë njerëz jo të pasur që sot bëjnë një jetë me mirëqenie të lartë në tokën time, të ndodhi dhe në tokën tënde.”, përfundoi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb