KAKAVIJE- Një shtetas grek është kapur sot në pikën kufitare të Kakavijës, pasi në makinë iu gjetën 80 mijë euro të padeklaruara.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në orën 10, teksa shtetasi i huajt tentonte të linte territorin shqiptar.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se shtetasi me inicialet G.S., udhëtonte me një shofer me inicialet A.P.

Gjatë kontrollit nga policia, atij iu gjet sasia e eurove. Tashmë shtetasi grek do të merret në pyetje ku do të japë llogari për shumën e lekëve, të cilat duhet t’i kishte deklaruar në doganë.

“Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, sekuestron 80 mijë Euro një shtetasi grek i cili nuk i deklaroi në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit grek G.S, 51 vjeç, banues në Patra, i cili udhëtonte në automjetin e shtetasit A.P, banues në Lezhë, shtetasit grek i gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 80.000 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi.

Po kryen veprimet proceduriale nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonimiko Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Eurot e gjetura ne makine

42638384 2277623065857385 2033190990545682432 N
42638384 2277623065857385 2033190990545682432 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb