Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi droge të fortë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari me inicialet A.K., u kap në Bolzano me 500 gram heroinë dhe 270 gram kokainë.

Mësohet se i riu u ndalua gjatë një kontrolli në autostradën Brenner, pas lëvizjeve të dyshimta.

Pas kontrolleve, policia gjeti të fshehur lëndën narkotike në makinë, konkretisht në pjesën mbrapa kasetofonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb