Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën në makinë 70 mijë euro. Mediat italiane raportojnë se policia kishte ndaluar për një kontroll rutinë të riun, i cili pasi shfaqi shenja nervozizmi vuri në dyshim karabinierët, të cilët bënë kontrolle më të detajuara. Ishte qeni i antidrogës ai që zbuloi shumën e parave në makinë, të cilat ishin fshehur në kroskot.

Pas kontrolleve në banesën e të riut në Cardano të Italisë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kg e 450 gr kokainë dhe 3 kg e 400 gram hashash. Mësohet se droga ishte fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu në banesë u gjetën edhe materiale që përdoreshin për ambalazhimin e drogës, si dhe një shumë prej 23 mijë eurosh. Ndërkohë, nëse droga do të dilte për shitje në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove. Aktualisht shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb