Redaktori i gazetës së përditshme serbe ‘Informer’, e cila është figura më e fuqishme mediatike në skenën politike në Serbi, Dragan Vuçiçeviç, ka deklaruar se në Maqedoni po përsëritet i njëjti skenar që Serbia e ka jetuar 16 vjet më parë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas deklaratës së tij për emisionin “Në Qendër” të Vasko Eftovit, plani është të shtyhen zgjedhjet derisa të vlerësohet se LSDM-ja do të fitojë.

“Më 5 tetor kemi pasur atë që dikush tani dëshiron ta bëjë në Maqedoni. I njëjti skenar. Njerëzit nga rezistenca, versioni i Kanvasit. Të njëjtit njerëz vijnë dhe bëjnë probleme edhe në Maqedoni. Ata duan të thonë se, pa marrë parasysh se çfarë duan qytetarët. Unë do ju kujtoj një gjë: Asnjëherë nuk është vërtetuar nëse Vojisllav Koshtunica me të vërtetë e mundi Sllobodan Millosheviçin në vitin 2000. Ai tha se kishte fituar. Por kjo ishte e nevojshme për të bërë kaos dhe për të shmangur një balotazh për të rrëzuar qeverinë. Dikush tani, nga ajo që kam dëgjuar, nuk ju lejon të mbani zgjedhje kur të doni. Një plan për të shtyrë zgjedhjet deri në momentin kur dikush do të konstatojë se është gjendja mjaft e mirë për të fituar e jona. Deri në atë moment me arsyetime të ndryshme, rregullat demokratike, ose me arsyetime të tilla, nuk do tu lejojnë të mbani zgjedhje”, vlerësoi Vuçiçeviç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: