AUSTRALI- Në një qytet australian simboli i njeriut në dritën e semaforit nuk vesh më pantallona. Qyteti i Melburnit është bërë temë diskutimi në mbarë botën pasi simbolin e njeriut me pantallona në semaforët për këmbësorë, e zëvendësoi me një vajzë me fustan.

Ideja për të instaluar paraqitje femërore në disa nga shenjat e trafikut në qytet është që të reduktohen paragjykimet gjinore.

“Ne e dimë se Melburni është qyteti më i përshtatshëm në botë për të jetuar por ne duam ta shikojmë Melburnin edhe si qytetin me barazi më të madhe në botë”, tha Martine Letts, nga organizata “Komuniteti për Melburnin”.

Megjithatë iniciativa është shoqëruar me shumë kritika. Përderisa semaforët rregullojnë trafikun e këmbësorëve kryetari lord Melbrunit, një burrë, nuk është aspak i bindur për suksesin e këtij projekti.

“Nuk jam i sigurte nëse vajza ime do të njehet më e fuqishme si femër e re vetëm sepse qyteti i Melburnit ka shenja trafiku me simbolin e një femre” – u shpreh Robert Doyle, Kryetar lord i Melburnit.

Dritat do të qëndrojnë kështu për një vit por sa do të ndikojë kjo në ndryshimin e perceptimit do e shikojmë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: